• вторник, 09 декември 2025

U nda çmimi shtetëror "Shën Klimenti i Ohrit" 2025 fituesve të këtij viti

U nda çmimi shtetëror

Shkup, 8 dhjetor 2025 (MIA) – Në Kuvend sot Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” e ndau çmimin shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për vitin 2025. 

Fitues i çmimit shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për realizim në sferën e edukimit dhe arsimit është akademik Vitomir Mitevski, filozof dhe filolog klasik, ndërsa çmimin për arritje në sferën e kulturës dhe artit e marrin Zhivoin Glishiq, kompozitor dhe Bedi Ibrahim, artist figurativ. 

Vendimin për fituesit e këtij viti të çmimit e ka marrë Këshilli nën kryesimin e shkrimtarit Tomisllav Osmanli. 

Në emër të fituesve të çmimit u falënderua akademiku Mitevski, i cili në fjalimin e tij theksoi se kultura nënkupton kultivim të frymës e cila është veçori thelbësore e qenies njerëzore. 

Mitevski theksoi se një shtet i cili kujdeset për kulturën e tij, i cili di t’i njohë vlerat e kulturës së tij, meriton çdo respekt. 

Çmimi shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” është mirënjohja më e lartë për arritjet shumëvjeçare në sferën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, mbrojtjes dhe avancimit të rrethinës njerëzore dhe në veprimtarinë sociale me interes publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut. fc/

Foto: MIA

Остани поврзан