• вторник, 09 декември 2025

Tërmet i fuqishëm prej 7,6 ballë e goditi bregun japonez, është shpallur alarm për cunami

Tërmet i fuqishëm prej 7,6 ballë e goditi bregun japonez, është shpallur alarm për cunami

Tokio, 8 dhjetor 2025 (MIA) – Tërmet me fuqi prej 7,6 ballë sipas Shkallës Rihter sot e goditi bregun japonez, njoftoi Agjencia Meteorologjike Japoneze. 

Zyrtarisht është dhënë alarm për cunami për rajonet Hokaido, Aomori dhe Ivate, me valë të mundshme deri tre metra lartësi. 

Lëkundja ka ndodhur rreth 84 kilometra nga qyteti Haçinohe, në rajonin verilindor të Hokaido. Pas tërmetit të parë, vijuan edhe dy lëkundje – 15 minuta më vonë u regjistrua tërmet me fuqi prej 5,6 ballë, ndërsa dhjetëra minuta më vonë një me fuqi prej 3,6 ballë. 

Epiqendra e lëkundjes së parë ishte në thellësi prej 50 kilometra, ndërsa tërmeti i dytë në vend të njëjtë në thellësi prej 40 kilometra. fc/

Foto: Arkivi 

Остани поврзан