• сабота, 21 февруари 2026

Të shtëna në Australi: Tre të vdekur, një person i plagosur, vrasësi në arrati

Të shtëna në Australi: Tre të vdekur, një person i plagosur, vrasësi në arrati

Lejk Karxheligo, 22 janar 2026 (MIA) - Tre persona janë vrarë, ndërsa një është plagosur në të shtënat që ndodhën në qytetin Lejk Karxheligo në shtetin australian Uells i ri jugor, kumtoi policia. 

Bëhet fjalë për një qytet me afërsisht 1.500 banorë, njoftoi Ej-Bi-Si Njuz. 

Sipas kumtesës së policisë, shërbimet e emergjencës u thirrën në një adresë në qytetin pas raportimit për të shtëna. Tre persona u gjetën të vdekur në vendngjarje - dy gra dhe një burrë.

Një tjetër burrë është dërguar në spital në gjendje të rëndë, por stabile.

Sulmuesi vazhdon të jetë në arrati, ndërsa policia ka dërguar në terren njësi speciale të armatosura. Policia u bëri thirrje qytetarëve të shmangin atë zonë, ndërsa banorët lokal të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Sidnej Morning Herald shkruan se dyshohet se bëhet fjalë për një sulm të lidhur me dhunë në familje. 

Një tjetër medium raporton se sulmuesi është arratisur me një automjet që është në pronësi të autoriteteve lokale. ls/ 

 

 

Остани поврзан