Të shpërngulurit në Gaza luftojnë me përmbytjet
- Në Rripin e Gazës të shkatërruar nga lufta, situata tashmë e dëshpëruar për shumë banorë është përkeqësuar pas ditëve me shi të rrëmbyeshëm, raportoi DPA.
Gaza, 11 dhjetor 2025 (MIA) - Në Rripin e Gazës, të shkatërruar nga lufta, situata tashmë e dëshpëruar për shumë banorë është përkeqësuar pas ditëve me shi të rrëmbyeshëm, raportoi DPA.
Dëshmitarët okularë dhe raportet lokale thanë se kampet me tendë që strehojnë persona të zhvendosur u përmbytën. Stuhia, e cila filloi të martën, pritet të vazhdojë deri nesër.
Qindra mijëra palestinezë kanë humbur shtëpitë e tyre në më shumë se dy vjet luftë midis ushtrisë izraelite dhe Hamasit dhe jetojnë në strehimore të improvizuara.
Nga 10 tetori është në fuqi armëpushimi, por incidente sporadike kanë vazhduar të shkaktojnë viktima në Gaza.
Shirat e rrëmbyeshëm kanë sjellë tani një nivel të ri vështirësish, me ç'rast një klinikë në Gaza ka raportuar se një foshnjë ka vdekur nga hipotermia. mb/
Foto: DPA