Të reshura të borës në qafat malore, mjegull në akset rrugore Shkup-Tetovë dhe Veles-Katllanovë
- Të reshura të borës me intensitet të dobët në orët e mëngjesit regjistrohen në Mavrovë dhe në qafat malore Bukovë, Gjavato dhe Pletvar, por në këtë moment nuk paraqesin pengesë për zhvillimin e komunikacionit. Dukshmëri të zvogëluar për shkak të mjegullës prej 100-150 metra ka në akset rrugore Shkup-Tetovë dhe Veles-Katllanovë.

Shkup, 21 janar 2025 (MIA) - Të reshura të borës me intensitet të dobët në orët e mëngjesit regjistrohen në Mavrovë dhe në qafat malore Bukovë, Gjavato dhe Pletvar, por në këtë moment nuk paraqesin pengesë për zhvillimin e komunikacionit. Dukshmëri të zvogëluar për shkak të mjegullës prej 100-150 metra ka në akset rrugore Shkup-Tetovë dhe Veles-Katllanovë.
Sipas informatave të LAMM-së, intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. bsh/
Foto: MIA arkiv