Të punësuarit nga NP "Parqe dhe Gjelbërime" kanë marrë premtimin se gjatë ditës do t’u paguhet paga e shtatorit
- Të punësuarit nga NP "Parqe dhe Gjelbërime" presin që gjatë ditës ta marrin pagën e shtatorit dhe sigurimin shëndetësor. Një siguri të tillë e kanë marrë nga drejtori i ndërmarrjes.
Shkup, 4 nëntor 2025 (MIA) - Të punësuarit nga NP "Parqe dhe Gjelbërime" presin që gjatë ditës ta marrin pagën e shtatorit dhe sigurimin shëndetësor. Një siguri të tillë e kanë marrë nga drejtori i ndërmarrjes.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës Shtetërore, Goran Risteski në deklaratën për MIA-n tha se ka realizuar takim me drejtorin, në të cilin u është thënë se pritet që të transferohen para nga Qyteti i Shkupit dhe nga "Ujësjellësi dhe Kanalizime" të cilat do të jenë të destinuara për pagesën e pagave për të punësuarit.
Nga ana e sindikatës u tha se nëse nuk paguhen pagat, do të vazhdojnë të protestojnë çdo ditë në të njejtën kohë dhe në të njejtin vend.
"Detyrimi i menaxhmentit të "Parqe dhe Gjelbërime", në përputhje me marrëveshjen kolektive, është të paguajë shpërblimin jubilar, shtojcat e Vitit të Ri, kompensim për ndërprerjen e kontratës së punës dhe pagesën e ndihmës për një anëtar të ndjerë në familje, por kjo që nga viti 2022 nuk ka ndodhur", theksoi Risteski.
Për momenti, vendimi për grevë, siç deklaroi, mbetet në pezullim derisa të shfrytëzohen të gjitha mekanizmat ligjore që kanë në dispozicion për zgjidhjen paqësore të problemit. Siç deklaroin Risteski, po përgatitet ta zgjidhin problemin përmes arbitrazhit. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s