• петок, 20 февруари 2026

Të paktën tre të vdekur nga zjarri në një hostel në Budapest

Të paktën tre të vdekur nga zjarri në një hostel në Budapest

Budapest, 13 shkurt 2026 (MIA) - Të paktën tre persona e humbën jetën, ndërsa 22 janë lënduar nga zjarri i shpërthyer në një hostel në një paralagje të kryeqytetit hungarez, Budapest.

Zjarri shpërtheu sot në mëngjes në ndërtesën dykatëshe. Zjarri së shpejti u shua, por shkaktoi rrënimin e çatisë.

Zjarrfikësit nxorrën disa njerëz të mbijetuar nën rrënoja. Trupat e dy birrave dhe një gruaje u gjetën nën çatinë e rrënuar të objektit.

Ekipet mjekësore u ofruan ndihmë 22 personave të lënduar, të cilët janë dërguar në tetë spitale në Buddapest për mjekim të mëtutjeshëm. Katër nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë shëndetësore. ab/

foto: Fejsbuk

Остани поврзан