Të paktën tre persona humbën jetën në aksident në një autostradë në Gjermaninë jugore
- Të paktën tre peson kanë humbur jetën, ndërsa disa të tjerë janë lënduar në një aksident që ndodhi mëngjesin e sotëm në një autostradë në Gjermaninë jugore, kumtuan autoritetet lokale.
Најмалку тројца загинати во судир на заледен автопат во јужна Германија
Munih, 24 nëntor 2025 (MIA) - Të paktën tre peson humbën jetën, ndërsa disa të tjerë janë lënduar në një aksident që ndodhi mëngjesin e sotëm në një autostradë në Gjermaninë jugore, kumtuan autoritetet lokale.
Policia kumtoi se në aksident u përfshinë dy kamionë dhe një automjet, megjithëse numri i përgjithshëm i automjeteve mund të jetë më i lartë.
Shkaku i aksidentit është ende nën hetim, por policia theksoi se rruga ishte jashtëzakonisht e rrëshqitshme në atë kohë për shkak të temperaturave të ulëta.
Zëdhënësi i policisë tha se dy persona u lënduan rëndë, ndërsa disa të tjerë pësuan lëndime të lehta deri mesatare.
Aksidenti ndodhi në autostradën A93 në afërsi të qytetit Makshite-Hajdof në rajonin Pallatinat të Epërm të Bavarisë, në veri të qytetit të Regensburgut.
Një pjesë e madhe e Gjermanisë në ditët e fundit është goditur nga temperatura nën zero gradë, pas çka shkaktoi ngirjen e shumë rrugëve. rq/
Foto: DPA