• понеделник, 19 јануари 2026

Të paktën tetë të vdekur në ortekë në Austri

Të paktën tetë të vdekur në ortekë në Austri

Vjenë, 18 janar 2026 (MIA) - Tetë persona e humbën jetën dje në tre ortekë në Austri, kumtuan shërbimet e shpëtimit dhe policia. Shtatë persona u bllokuannga një ortek këtë pasdite në majën Finsterkof, 2.150 metra të lartë në luginën Grosarl në shtetin federal Salcburg, deklaroi zëdhënësja e shërbimit malor të shpëtimit malor në Salzburg.

Shërbimi malor i shpëtimit njoftoi se katër anëtarë të grupit të skive u gjetën të vdekur, ndërsa disa të tjerë u lënduan rëndë.

Dje e humbi jetën edhe një grua në një ortek në zonën Bad Hofgashtajn. Kombësitë dhe moshat e të vdekurve dhe të lënduarve në këto dy raste nuk dihen ende.

Një aksident i tretë me ortek ndodhi në Pustervald në shtetin federal Shtaerska, sipas një raporti të policisë. Shtatë skiatorë çekë po lëviznin në atë zonë kur u shkaktua orteku. Tre prej tyre vdiqën, tha policia.

Katër persona që nuk u përfshinë në ortekun e rënë u evakuuan nga ekipet e shpëtimit nga terreni alpin dhe iu ofrua ndihmë emergjente mjekësore. ls/

 

Остани поврзан