Të paktën shtatë persona humbën jetën në stuhinë dimërore që e goditi SHBA-së
- Stuhia dimërore që e goditi SHBA-në solli vdekjen e shtatë personave, ndërsa qindra mijë shtëpi janë pa energji elektrike. Për shkak të kushteve të këqia të motit janë mbyllur shkolla, rrugë, janë anuluar fluturime nga Teksasi deri në Angli të Re.
Uashington, 26 janar 2026 (MIA) - Stuhia dimërore që e goditi SHBA-në solli vdekjen e shtatë personave, ndërsa qindra mijë shtëpi janë pa energji elektrike. Për shkak të kushteve të këqia të motit janë mbyllur shkolla, rrugë, janë anuluar fluturime nga Teksasi deri në Angli të Re.
Të paktën dy persona humbën jetën nga hipotermia në Luizijana, dhe nga dy persona në Teksas, Tenesi dhe Kanzas.
Kryetari i Nju-Jorkut, Zohran Mamdani para dy ditësh njoftoi se në qytet kanë vdekur pesë persona.

Deri dje pasdite më shumë se 800.000 amvisëri ishin pa energji elektrike, ndërsa u anuluan më shumë se 11.000 fluturime.
Nga stuhia mund të goditen rreth 180 milionë amerikanë, që është më shumë se gjysma e popullatës.
Pothuajse gjysma e shteteve federale amerikane shpallën gjendje të jashtëzakonshme.

Reshjet e dendura të borës dhe shiu i ngrirë një fenomen i rrezikshëm në të cilin pikat e shiut ngrijnë menjëherë në sipërfaqe, mund të zgjasin me ditë të tëra. Bora dhe akulli do të shkrihen shumë, shumë ngadalë dhe nuk do të hiqen shpejtë, dhe kjo do të pengojë të gjitha përpjekjet për rimëkëmbje, deklaroi meteorologu Alison Santoreli nga Shërbimi meteorologjik kombëtar amerikan.
Edhe pse temperaturat nën zero janë të zakonshme në shtetet veriore si Dakota dhe Minesota, ky lloj i ftohti zakonisht është i pazakontë në Teksas, Luiziana dhe Tenesi, ku temperaturat ranë për 15 deri 20 gradë nën mesataren sezonale.
Sipas meteorologëve, stuhia e fuqishme është shkaktuar nga vorbulla polare, një unazë erërash që formohet mbi Arktik çdo dimër. Kur ato erëra dobësohen, vorbulla zbret drejt jugut, duke sjellë ajër të ftohtë drejt SHBA-së. Në kontakt me ajrin më të ngrohtë në jug, formohen fronte të stuhisë.
Sipas meteorologëve moti i ftohtë do të zgjasë deri në fillim të shkurtit. sa/
foto: EPA