Të paktën shtatë persona e kanë humbur jetën në trazirat pas zgjedhjeve në Ugandë
- Të paktën shtatë persona janë vrarë në përleshjet gjatë natës në Ugandën qendrore, kumtoi policia, pas zgjedhjeve, me të cilat, sipas rezultateve të para, filloi dekada e pestë në pushtet e presidentit, Joveri Musevini.
Kampala, 16 janar 2026 (MIA) - Të paktën shtatë persona janë vrarë në përleshjet gjatë natës në Ugandën qendrore, kumtoi policia, pas zgjedhjeve, me të cilat, sipas rezultateve të para, filloi dekada e pestë në pushtet e presidentit, Joveri Musevini.
Rezultatet e publikuara nga Komisioni zgjedhor tregojnë se Musevini ka fituar mbi 75 për qind nga votat në zgjedhjet presidenciale të enjten në bazë të numërimit të votave nga 59 për qind të vendvotimeve. Sfiduesi i tij kryesor, këngëtari i famshëm Bobi Vajn, ka ngecur me pothuaj 21 për qind përkrahje, ndërsa votat tjera janë ndarë mes gjashtë kandidatëve tjerë.
Pas fushatës të shënuar me përleshje në tubimet opozitare dhe represion dhe frikësim, sipas vlerësimit të Kombeve të Bashkuara, votimi dje ka kaluar qetë.
Megjithatë, dhuna shpërtheu gjatë natës në qytetin Butambala, rreth 55 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Kampala, sipas zëdhënësit të policisë dhe deputetit të atij rajoni në Parlament, të cilët dhanë versione të ndryshme për ngjarjen. bsh/
Foto: EPA