• четврток, 04 декември 2025

Të paktën një person është vrarë dhe 11 të tjerë janë plagosur në sulmin rus me dron mbi Kievin

Të paktën një person është vrarë dhe 11 të tjerë janë plagosur në sulmin rus me dron mbi Kievin

Kiev, 29 nëntor 2025 (MIA) - Të paktën një person ka mbetur i vrarë, ndërsa 11 të tjerë janë plagosur në një sulm me dron rus në Kiev mbrëmë, bënë të ditur autoritetet e qytetit.

Prefekti Vitalij Kliçko deklaroi se një djalë 13-vjeçar ishte midis të plagosurve.

Administrata ushtarake e Kievit gjithashtu paralajmëroi banorët për kërcënimin e një sulmi me raketa balistike dhe u bëri thirrje atyre që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura.

Kreu i administratës ushtarake të Kievit, Timur Tkaçenko, tha se një person është vrarë në sulm dhe se numri i të plagosurve nuk ishte përfundimtar. mb/

Foto: EPA

 

 

 

Остани поврзан