Të paktën 62 të vdekur në protestat antiqeveritare në Iran, mbi 2,300 të arrestuar
- Numri i të vdekurve në protestat antiqeveritare në Iran është rritur në të paktën 62 persona, njoftoi agjencia amerikane e lajmeve "Aktivistët e të Drejtave të Njeriut".
Teheran, 9 janar 2026 (MIA) - Numri i të vdekurve në protestat antiqeveritare në Iran është rritur në të paktën 62 persona, njoftoi agjencia amerikane e lajmeve "Aktivistët e të Drejtave të Njeriut".
Sipas agjencisë, e cila ka rezultuar të jetë një burim i saktë në valët e mëparshme të dhunës gjatë protestave në Iran, të paktën 2,300 persona u arrestuan gjatë demonstratave, raporton BTA.
Autoritetet iraniane sinjalizuan sot se forcat e sigurisë do të ndërmarrin masa shtypëse kundër protestuesve, duke iu kundërpërgjigjur drejtpërdrejt kërcënimeve të presidentit të SHBA-së Donald Tramp, i cili ka shprehur publikisht mbështetje për protestat paqësore pasi numri i të vdekurve arriti në të paktën 50 persona.
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Hamnei, i hodhi poshtë deklaratat e Trampit, duke e përshkruar atë si një njeri, duart e të cilit janë "të njollosura me gjakun e iranianëve", ndërsa mbështetësit e tij brohoritën "Vdekje për Amerikën!” në pamjet e transmetuara në televizionin shtetëror iranian.
Më vonë, mediat shtetërore në Iran i quajtën vazhdimisht protestuesit "terroristë", gjë që, sipas vëzhguesve, mund të jetë një përgatitje për masa të ashpra, të ngjashme me ato të marra pas protestave të mëparshme mbarëkombëtare në vitet e fundit. sa/
foto: Jutjub printskrin