• недела, 07 декември 2025

Të paktën 50 persona, përfshirë 33 fëmijë, humbën jetën në një sulm paraushtarak në Sudan

Të paktën 50 persona, përfshirë 33 fëmijë, humbën jetën në një sulm paraushtarak në Sudan

 Kartum, 6 dhjetor 2025 (MIA) - Të paktën 50 persona, përfshirë 33 fëmijë, humbën jetën në një sulm nga forcat paraushtarake sudaneze në një çerdhe në qytetin Kalogi, në shtetin e Kordofanit Jugor, bënë të ditur autoritetet shëndetësore.

 Sipas komunikatës të lëshuar vonë mbrëmë, ky ishte "sulmi i dytë i papritur" nga një dron në qytet.

 Drihet se numri i të vdekurve të jetë më i lartë, por një ndërprerje e komunikimit në zonë e ka bërë të vështirë raportimin.

 Sulmi ndodhi mes luftimeve midis grupit paraushtarak Forcat për Mbështetje të Shpejtë dhe armatës sudaneze, të cilat kanë qenë në luftë për më shumë se dy vjet. Luftimet kohët e fundit janë përqendruar në shtetet e pasura me naftë të Kordofanit.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан