Të paktën 37 persona humbën jetën në përmbytjet në Vietnam
- Shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në Vietnam kanë vrarë të paktën 37 persona, pesë persona janë të zhdukur dhe 78 janë plagosur, kumtoi Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Menaxhimin e Digave.
Hanoi, 3 nëntor 2025 (MIA) - Shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në Vietnam kanë vrarë të paktën 37 persona, pesë persona janë të zhdukur dhe 78 janë plagosur, kumtoi Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Menaxhimin e Digave.
Moti i keq përmbyti 7,897 hektarë fusha orizi dhe më shumë se 64,000 bagëti dhe shpendë u rrëmbyen nga uji në rritje. Në të gjithë vendin, 103 ndërtesa u shkatërruan, 451 u dëmtuan dhe 12,676 ndërtesa të tjera u përmbytën. Aktualisht, 50 seksione të rrjetit rrugor kombëtar janë të bllokuara, duke përfshirë 24 vende të menaxhuara nga Ministria e Ndërtimtarisë.
Lidhja hekurudhore midis Hanoit dhe qytetit Ho Shi Min është rivendosur, por trenat po ecin ngadalë në disa pjesë për shkak të përmbytjeve. sa/
foto: DPA arkivi