Të paktën 25 persona humbën jetën nga zjarri në një klub nate në Indi
- Të paktën 25 persona humbën jetën pasi shpërtheu zjarr në një klub nate në shtetin federal indian Goa, njoftuan mediat lokale herët në mëngjes, duke cituar policinë shtetërore.
Nju Delhi, 7 dhjetor 2025 (MIA) - Të paktën 25 persona humbën jetën pasi shpërtheu zjarr në një klub nate në shtetin federal indian Goa, njoftuan mediat lokale herët në mëngjes, duke cituar policinë shtetërore.
Shumica e viktimave besohet se ishin të punësuar në objekt, raportuan "Indian ekspres dhe media tjera.
Autoritetet dyshojnë se zjarri, i cili shpërtheu rreth mesnatës, është shkaktuar nga shpërthimi i bombolës së gazit në hapësirën e kuzhinës së klubit, E citon agjencia gazetareske PTI deklaratën e kryeshefit të policisë në Goa.
Incidenti gjoja ndodhi në qytetin bregdetar Arpora në Goan veriore, rajon i njohur për plazhet e tij, jetën e natës dhe klimën tropikale që tërheq turistë vendor dhe të huaj. Muajt dimëror zakonisht janë kulmi i sezonit në shtetin më të vogël indian, transmeton DPA. sa/
Foto: MIA arkivi