Të paktën 22 persona humbën jetën në përmbytjet në Brazil
- Të paktën 22 persona humbën jetën pas shirave të rrëmbyeshëm në Brazilin juglindor.
Rio de Zhanejro, 25 shkurt 2026 (MIA) - Të paktën 22 persona humbën jetën pas shirave të rrëmbyeshëm në Brazilin juglindor.
Qyteti Huiz de Fora dje shpalli gjendje të jashtëzakonsdhme, e ndërpreu mësimin në të gjitha shkollat e komunës dhe filloi hetim për të paktën 45 persona të zhdukur.
Sipas shifrave përfundimtare, të paktën 16 persona humbën jetën vetëm këtu.
Administrata e qytetit njoftoi se gjashtë persona kanë humbur jetën si rrjedhojë e shirave në qytetin Uba, larg rreth 100 kilometra, Atje, lumenj u vërshuan nga shtrati dhe i përmbytën rrugët qendrore.
Topografia kodrinore e rajonit është e prirur ndaj rrëshqitjeve të tokës dhe përmbytjeve gjatë shirave të rrëmbyeshëm. Janë parashikuar reshje plotësuese të shiut.
"Ky është shkurti me më së shumti shi që nga fillimi i regjistrimeve, me reshje të shiut të cilat tashmë janë më shumë se dyfishi i sasisë së pritur për këtë muaj", tha kryetarja e Huiz de Fora, Margarida Salomao. Qyteti është në një situatë "kritike", shtoi ajo.
Më shumë se 400 njerëz duhej t'i braktisin shtëpitë e tyre për shkak të kushteve të motit. Autoritetet shpallën ditë zie kombëtare tre ditëshe.
Presidenti i Brazilit Luiz Inasio Lula da Silva urdhëroi mobilizim urgjent të qeverisë federale.
"Dua të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet që humbën shtëpitë e tyre, dhe akoma më keq edhe të afërmit e tyre", tha Lula në platformën "Iks". sa/
foto. EPA arkivi