• понеделник, 06 април 2026

Tusku: Polonia nuk do të dërgojë trupa në Iran

Tusku: Polonia nuk do të dërgojë trupa në Iran

 Varshavë, 17 mars 2026 (MIA) - Kryeministri i Plonisë Donald Tusk sot deklaroi se Varshava nuk do të dërgojë trupa në Iran sepse konflikti nuk ndikon drejtpërdrejt në sigurinë e saj.

 "Qeveria polake nuk po planifikon asnjë ekspeditë në Iran dhe kjo nuk shkakton dyshime tek aleatët tanë", theksoi Tusku, duke shtuar se kjo vlen për forcat tokësore, ajrore dhe detare.

 Sipas tij një element qendror i strategjisë polake është sigurimi i Detit Baltik.

Presidenti i ShBA-së Donald Trampi u ka bërë thirrje aleatëve të ndihmojnë në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit, dhe përveç Polonisë, aleatë të tjerë amerikanë -  Gjermania, Spanja dhe Italia - kanë bërë të ditur  se nuk do të dërgojnë anije për të ndihmuar në hapjen e Ngushticës së Hormuzit, e cila është e bllokuar nga Irani. 

Foto: EPA 

 

Остани поврзан