• понеделник, 06 април 2026

Zelenski mbërriti në Londër

Zelenski mbërriti në Londër

 Londër, 17 mars 2026 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka mbërritur në Londër, ku do të takohet me kryeministrin britanik Kir Starmer dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Mark Rute, raportuan agjencitë botërore.

 Zelenski do të pritet edhe nga mbreti britanik Çarlls III, deklaroi zëdhënës i presidencës ukrainase.

 Presidenti ukrainas do t'u drejtohet gjithashtu anëtarëve të parlamentit britanik, deklaroi zëdhënësi i presidencës ukrainase Serhij Nikiforov.

 Zelenski e vizitoi Parisin javën e kaluar, ndërsa duhet ta vizitojë edhe Madridin.

 Kabineti i Starmerit deklaroi përpara vizitës së liderit  ukrainas në Britani të Madhe se të dy vendet synojnë të nënshkruajnë një partneritet për mbrojtje që konkretisht do të përballet me  kërcënimet që paraqesin dronët e lirë. Zelenski dëshiron ta theksojë përvojën e vendit të tij në kapjen e dronëve, të cilët janë të dizajnit iranian dhe i përdor Rusia për të kryer sulme të përditshme ndaj Ukrainës. Irani tani po përdor dronë për të sulmuar shtetet e Gjirit.

 Lufta në Lindjen e Mesme ka ndërprerë përpjekjet diplomatike të udhëhequra nga ShBA në muajt e fundit për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.

 Foto: Arkivi i EPA-s

 

Остани поврзан