Programi Botëror për Ushqim: Lufta në Iran mund të çojë në uri akute për 45 milionë njerëz
- Vazhdimi i luftës në Iran deri në qershor mund të çojë në 45 milionë njerëz të tjerë në mbarë botën të përballen me uri akute, paralajmëroi Programi Botëror për Ushqim.
Gjenevë, 17 mars 2026 (MIA) - Vazhdimi i luftës në Iran deri në qershor mund të çojë në 45 milionë njerëz të tjerë në mbarë botën të përballen me uri akute, paralajmëroi Programi Botëror për Ushqim.
Zëvendësdrejtori ekzekutiv i organizatës, Karl Skau, u tha gazetarëve në Gjenevë se rritja e çmimeve të ushqimit, naftës dhe transportit e shkaktuar nga konflikti mund ta përkeqësojë ndjeshëm krizën globale me ushqim.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara vlerëson se 45 milionë njerëz të tjerë mund të detyrohen të vuajnë nga uria akute, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në një rekord prej 319 milionë në të gjithë botën.
Foto: Arkivi i EPA-s