Të paktën 18 të vdekur në stuhinë dimërorë në SHBA
- Të paktën 18 persona në disa shtete federale kanë humbur jetën nga vala e ftohtë që ka përfshirë SHBA-në, njoftuan sot medat amerikane.
Dallas, 26 janar 2026 (MIA) - Të paktën 18 persona në disa shtete federale kanë humbur jetën nga vala e ftohtë që ka përfshirë SHBA-në, njoftuan sot medat amerikane.
Në qytetin Frisko, Teksas, jo shumë larg Dallasit, një vajzë 16 vjeçare ka ndërruar jetë përderisa rrëshqiste me sajë, kumtoi policia lokale, duke theksuar se vajzën në sajë e tërhiqte një adoleshent që po voziste një sajë me motor, transmeton Ej-Bi-Si. Në kumtesën theksohet se vajza me sajë fillimisht ka goditur trotuarin, e më pas edhe një pemë.
Në zonën Ostin, një viktimë nga hipotermia u gjet e vdekur në parkingun e një pompe të braktisur të benzinës, kumtuan autoritetet lokale.
Në shtetin Arkanzas, një djal 17 vjeçar ka ndërruar jetë pas një aksidenti ku me sajën e tij ka goditur një pemë, kumtoi zyra e sherifit të qarkur Salin.
Në shtetin federal Pensilvania, tre persona e kanë humbur jetën përderisa pastronin borën, kumtuan autoritetet lokale, duke shtuar se viktimat janë të moshës prej 60 deri 84 vjeç. Ata i kujtuan banorët të jenë të kujdesshëm gjatë pastrimit të borës, veçanërisht persona me histori të sëmundjeve të zemrës ose probleme tjera shëndetësore.
Kryebashkiaku i Nju-Jorkut kumtoi se pesë persona kanë humbur jetën nga vala e ftohtë, ndërsa mediat në Boston publikuan se në shtetin Masaçusets, një grua ka ndërruar jetë pasi është goditur nga një makinë për pastrimin e borës.
Tre vdekje janë raportuar në Tenesi, dy në Luziana dhe një në Kanzas, konfirmuan personat zyrtarë në ato shtetë për Ej-Bi-Si. ls/
Foto: EPA