Të paktën 11 të vdekur nga të shtënat në një bar të paligjshëm në Afrikën e Jugut
- Si pasojë e të shtënave në një bar të paligjshëm në qytetin e Pretorias në Afrikën e Jugut humbën jetën 11 persona, në mesin e të cilëve edhe një djalosh trevjeçar, bëri të ditur sot policia.
Johanesburg, 6 dhjetor 2025 (MIA) - Si pasojë e të shtënave në një bar të paligjshëm në qytetin e Pretorias në Afrikën e Jugut humbën jetën 11 persona, në mesin e të cilëve edhe një djalosh trevjeçar, bëri të ditur sot policia.
Janë lënduar 14 persona, ndërsa tre të dyshuar janë në kërkim.
"Midis të vdekurve janë tre të mitur - djem të moshës 3 dhe 12 vjeç dhe një vajzë 16-vjeçare, bëri të ditur policia.
Afrika e Jugut ka një nga shkallët më të larta të vrasjeve në botë, mesatarisht rreth 60 në ditë.
Foto: Arkivi i EPA-s