• четврток, 07 ноември 2024

Tusku: Trampi është pro-rus, por di të befasojë, andaj le të presim vendimet e para

Tusku: Trampi është pro-rus, por di të befasojë, andaj le të presim vendimet e para

 Varshavë, 7 nëntor 2024 (MIA) - Kryeministri polak Donald Tusk, sot para se të niset për në Budapest deklaroi se presidenti i ardhshëm amerikan Donald Trampi është gjithsesi pro-rus dhe se administrata e tij do të sjellë ndryshime dinamike në raport me luftën në Ukrainë, por sepse  është i paparashikueshëm dhe duhet të presim vendimet e para në janar.

 "Duhet të jemi gati për ndryshime në çështjen që është vendimtare për ne, sigurinë, Ukrainën, Rusinë, luftën. Ndryshim të frontit në Uashington? Nuk njoh askënd që mund t'i përgjigjet kësaj pyetjeje për momentin", deklaroi Tusku për mediat polake.

 Kryeministri polak theksoi se ai e njeh mirë Trampin sepse ai ka bashkëpunuar me të gjatë mandatit të parë të Trampit, kur Tusku ishte kryetar i Këshillit Evropian dhe se  nuk ankohet për kontaktet e tij personale me Trampin, edhe pse për shumicën ai është një politikan kontrovers.

 "Një nga parimet me të cilat udhëhiqet Trampi është përdorimi i paparashikueshmërisë në politikën e tij. Shpesh kam dëgjuar prej tij në biseda private se është e dobishme të habitesh. Ndonjëherë aleatë, ndonjëherë armiqë. Trampi ka një karakteristikë që e bën të lehtë për të kuptuar qëllimet e tij,  e thotë hapur atë që mendon. Nuk e zbulova Amerikën kur thashë se Presidenti Tramp është më pro-rus se Presidenti Bajden", tha Tusku.

 Kryeministri polak theksoi se sado kontravers mund të duket Tramp për shumicën, një zgjedhje demokratike në një zgjedhje demokratike është e shenjtë.

 "Prandaj nuk ka nevojë të merret me mend se kush kë do më shumë në Evropë dhe SHBA. Duhet t'i qasemi institucionit të presidentit amerikan me respekt të plotë", tha Tusku.

 Kryeministri polak sot e porositi opozitën polake që të mos mendojë se zgjedhja e Tramp si President i SHBA-së do t'i kthejë në pushtet dhe se qeveria aktuale e koalicionit pro-evropian e kryeministrit Tusk duhet të japë dorëheqje.

 Foto: EPA

 

Остани поврзан