• петок, 08 ноември 2024

Franca kundër mbështetjes së Koresë së Veriut për pushtimin rus ndaj Ukrainës

Franca kundër mbështetjes së Koresë së Veriut për pushtimin rus ndaj Ukrainës

Paris, 7 nëntor 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme të Francës sot kumtoi se muajin e kaluar thirri një diplomat të Koresë së Veriut për shkak të mbështetjes së Phenianit për pushtimin rus ndaj Ukrainës.

Franca më 28 tetor thirri përfaqësuesin koreanoverior. E kemi bërë të qartë se një mbështetje e tillë nuk do të mbetet pa përgjigje, deklaroi zëdhënësi i MPJ-së së Francës, Kristof Lemoan.

Franca dhe Koreja e Veriut nuk kanë marrëdhënie diplomatike, por Pheniani ka një zyrë përfaqësuese në Paris. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан