• петок, 08 ноември 2024

Në VK "Qafthanë" policia shqiptare parandaloi kontrabandim të 1,8 tonë naftëje gjatë hyrjes nga territori i Maqedonisë

Në VK

Tiranë, 7 nëntor 2024 (MIA) - Policia në vendkalimin kufitar "Qathanë" në kufirin shqiptaro-maqedonas, afër Strugës, zbuloi 1,8 tonë naftë të kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut, kumtoi Komisariati policor - Korçë.

Janë arrestuar tre persona të moshës nga 27, 36 dhe 40 vjeç, të gjithë banues në Podgradec, nën akuzën “kontrabandë e mallrave të akcizës nga Maqedonia e Veriut”.

"Në hyrje të Shqipërisë nga territori i Maqedonisë, nëpunësit policor gjatë kontrollit të secilit kamion të drejtuar nga këta persona, zbuluan një sasi shtesë prej 600 litra dizel, e cila ishte fshehur me qëllim për ta futur në Shqipëri, duke shmangur taksat e doganës. Si provë materiale janë sekuestruar të tre automjetet", qëndron në kumtesën e policisë.

Ky nuk është rasti i parë i një tentative të penguar për të kontrabanduar karburant nga Maqedonia në territorin shqiptar. Kjo për shkak të çmimit më të lartë të karburantit në Shqipëri, por edhe, siç raportojnë mediat, edhe cilësisë më të mirë. ls/

Foto: KP Korçë

 

Остани поврзан