• петок, 05 декември 2025

Tusk: NATO mbetet themel i sigurisë edhe krahas tensioneve me SHBA-në

Tusk: NATO mbetet themel i sigurisë edhe krahas tensioneve me SHBA-në

Varshavë, 10 nëntor 2025 (MIA) - Kryeministri polak Donald Tusk deklaroi se Aleanca Atlantike e Veriut kalon nëpër një periudhë jostabilitetit për shkak të sjelljes së paparashikueshme të presidentit amerikan Donald Tramp. Në një intervistë për gazetën Gazeta Viborça, Tusk theksoi se se NATO edhe më tej mbetet me rëndësi thelbësore për sigurinë e Polonisë dhe të Evropës.

"NATO me vite e ka dëshmuar efikasitetin e saj në shumë vende dhe në situata të ndryshme. Sot Aleanca ndoshta ndodhet në periudhën sfiduese, por kjo mbetet baza e sigurisë sonë", deklaroi Tusk.

Ai shtoi se fqinjët e polonisë, të cilët "jo gjithmonë janë miqësorë" me kalimin e kohës kanë mbetur aleatë besnikë, duke theksuar se sot Polonia, Gjermania, Ukraina, Çekia dhe Suedia qëndrojnë "krah për krah" së bashku armatosen, trajnojnë dhe kanë "armik të përbashkët të definuar qartë".

Edhe pse presidenti amerikan e shprehu qartë mbështetjen e tij për NATO-n, ai disa herë i ka kritikuar vendet evropiane për shkak të finacimit jo të mjaftueshëm të mbrojtjes dhe varësisë së tyre nga mbështetja ushtarake amerikane. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан