• петок, 05 декември 2025

Turqia tenton të sigurojë kalim të sigurt për rreth 200 civilë të robëruar në tunelet në Gazë

Turqia tenton të sigurojë kalim të sigurt për rreth 200 civilë të robëruar në tunelet në Gazë

Ankara, 10 nëntor 2025 (MIA) - Turqia po tenton të sigurojë kalim të sigurt për rreth 200 civilë, të robëruar në tunelet në Gazë, pasi mundësoi kthimin e eshtrave të një ushtari izraelit, i cili e humbi jetën para më shumë se dhjetë viteve, deklaroi një përfaqësues i lartë anonim turk.

Hamasi paraprakisht njoftoi se luftëtarët, të cilët janë pozicionuar në rajonin Rafah, i cili është nën rrethim izraelit, nuk do të dorëzohen dhe u ka bërë thirrje ndërmjetësuesve të gjejnë zgjidhje për krizën, e cila mund ta rrezikojë armëpushimin njëmujor.

Izraeli, nga ana tjetër, konfirmoi se i ka marrë eshtrat e Hadar Golinit, ushtar i vrarë gjatë luftës në vitin 2014.

Turqia me sukses ka ndërmjetësuar në kthimin e eshtrave të Golinit në Izrael pas 11 viteve, pas përpjekjeve intensive që e tregojnë përkushtimin e qartë të Hamasit për armëpushim.

Muajin e kaluar, Turqia ishte nënshkruese e marrëveshjes për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit, e përkrahur nga presidenti amerikan, Donald Tramp. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан