Turqia tenton të sigurojë kalim të sigurt për rreth 200 civilë të robëruar në tunelet në Gazë
- Turqia po tenton të sigurojë kalim të sigurt për rreth 200 civilë, të robëruar në tunelet në Gazë, pasi mundësoi kthimin e eshtrave të një ushtari izraelit, i cili e humbi jetën para më shumë se dhjetë viteve, deklaroi një përfaqësues i lartë anonim turk.
Ankara, 10 nëntor 2025 (MIA) - Turqia po tenton të sigurojë kalim të sigurt për rreth 200 civilë, të robëruar në tunelet në Gazë, pasi mundësoi kthimin e eshtrave të një ushtari izraelit, i cili e humbi jetën para më shumë se dhjetë viteve, deklaroi një përfaqësues i lartë anonim turk.
Hamasi paraprakisht njoftoi se luftëtarët, të cilët janë pozicionuar në rajonin Rafah, i cili është nën rrethim izraelit, nuk do të dorëzohen dhe u ka bërë thirrje ndërmjetësuesve të gjejnë zgjidhje për krizën, e cila mund ta rrezikojë armëpushimin njëmujor.
Izraeli, nga ana tjetër, konfirmoi se i ka marrë eshtrat e Hadar Golinit, ushtar i vrarë gjatë luftës në vitin 2014.
Turqia me sukses ka ndërmjetësuar në kthimin e eshtrave të Golinit në Izrael pas 11 viteve, pas përpjekjeve intensive që e tregojnë përkushtimin e qartë të Hamasit për armëpushim.
Muajin e kaluar, Turqia ishte nënshkruese e marrëveshjes për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit, e përkrahur nga presidenti amerikan, Donald Tramp. bsh/
Foto: MIA arkiv