Turqia dhe Arabia Saudite do të kyçen në "Këshillin e paqes" së Trampit
- Turqia dhe Arabia Saudite dhe vende të tjera kryesisht myslimane dje kanë publikuar se e kanë pranuar ftesën e presidentit amerikan Donald Tramp që të kyçen në të ashtuquajturën "Këshilli për paqe" në Gaza.
Stamboll, 22 janar 2026 (MIA) - Turqia dhe Arabia Saudite dhe vende të tjera kryesisht myslimane dje kanë publikuar se e kanë pranuar ftesën e presidentit amerikan Donald Tramp që të kyçen në të ashtuquajturën "Këshilli për paqe" në Gaza.
Ministrat e punëve të jashtme të dy vendeve, si dhe ato të Jordanisë, Indonezisë, Pakistanit, katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe "e publikojnë vendimin e përbashkët të vendeve të tyre që të kyçen në "Këshillin për paqe", deklaruan ata në deklaratën e përbashkët.
Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Pakistani paraprakisht e kanë publikuar pjesëmarrjen në mënyra të veçantë.
Ministrat riafirmuan "angazhimin e vendeve të tyre për të mbështetur zbatimin e misionit të Këshullit të paqes si një administratë kalimtare (në Rripin e Gazës) siç përcaktohet në Planin gjithëpërfshirës për përfundimin e konfliktit në Gaza dhe të miratuar nga Rezoluta 2803 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara", thanë ata.
Thuhet se gjithsej 60 vende kanë marrë ftesa për në "Këshillin e paqes", i cili është pjesë e fazës së dytë të planit të paqes së Tramp për Gazën, e cila është shkatërruar kryesisht nga lufta midis Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas.
Disa vende evropiane, përfshirë Gjermaninë dhe Francën, deri më tani kanë qenë kryesisht të kujdesshme.
Ka indikacione se qeveria amerikane dëshiron të zgjerojë ndjeshëm mandatin e Këshillit për t'u marrë me krizat dhe konfliktet në të gjithë botën, jo vetëm në Gaza. mb/
Foto: EPA