Turistët e huaj më të shumë në vend janë: turqit, serbët, gjermanët dhe polakët
- Në shtator të këtij viti janë evidentuar 132.999 turistë të cilët realizuar 262.686 bujtje, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës.
Shkup, 11 nëntor 2025 (MIA) - Në shtator të këtij viti janë evidentuar 132.999 turistë të cilët realizuar 262.686 bujtje, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës.
Nga numri i përgjithshëm i turistëve, 24,6 për qind ishin turistë vendor, ndërsa 75,4 për qind ishin turistë të huaj. Prej gjithsej 262.686 bujtje, 31,8 për qind i kanë realizuar turistët vendor, ndërsa 68,2 për qind të huaj.
Në periudhën janar - shtator të vitit 2025, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit paraprak, numri i gjithsej turistëve është rritur për 5,8 për qind. Tek turistët vendor ka rënie për 1,4 për qind, ndërsa tek të huajt ka rritje për 9,6 për qind.
Numri gjithsej i bujtjeve, megjithatë, është rritur për 0,9 për qind, te turistët vendor ka rënie për 3,8 për qind, ndërsa te turistët e huaj ka rritje për 7,0 për qind.
Numri i turistëve të huaj të cilët e kanë vizituar vendin janë nga Turqia 32.950, nga Serbia 8.830, nga Gjermania 6.615 dhe nga Polonia 3.577. rq/
Foto: arkivi i MIA-s