• понеделник, 20 јануари 2025

Turistë turq u shpëtuan në kanionin e Matkës pasi raportuan se janë humbur

Turistë turq u shpëtuan në kanionin e Matkës pasi raportuan se janë humbur

Shkup, 20 janar 2025 (MIA) - Turistët turq që ndodheshin përballë restorantit “Kanioni i Matkës” mbrëmë janë transferuar të sigurt përmes liqenit. Qendra për menaxhim me kriza sot informoi se dje në numrin 112 është raportuar se nuk mund të lëvizin në errësirë ​​dhe se kanë nevojë për ndihmë për të kaluar në anën tjetër ku ndodhet lokali dhe shtegu i këmbësorëve.

"Për këtë nevojitej një mjet lundrues (varkë, maune). QMK rajonale Shkup, në koordinim me institucionet nga Sistemi për menaxhim, njoftoi se për këtë menjëherë është njoftuar Stacioni Policor i Sarajit dhe Komuna e Sarajit dhe sipas reagimeve, për rreth një orë shtetasit e huaj janë nxjerrë nga vendi ku ndodheshin dhe më pas u transferuan në mënyrë të sigurt përtej liqenit, përkatësisht akumulimi "Matkë", informoi QMK. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

Остани поврзан