• вторник, 21 јануари 2025

Katër të pandehur për incientin me të shtëna me pistoleta në afërsi të ndërtesës së Komunës së Çairit

Katër të pandehur për incientin me të shtëna me pistoleta në afërsi të ndërtesës së Komunës së Çairit

Shkup, 20 janar 2025 (MIA) - Pas procedurës së zbatuar hetuese dhe egzaminimit të të gjitha rrethanave, prokurori komepetent publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur akuzë kundër gjithsej katër persona për incidentin që ka ndodhur më 14.10.2024 në afërsi të ndërtesës së Komunës së Çairit, kur gjatë të shtënave me pistoletë është lënduar një person.

Siç kanë njoftuar sot nga Prokuroria Themelore e RMV-së, i pandehuri i parë ngarkohet për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme nga neni 292 paragrafi 1 lidhur me nenin 288 paragrafi 1, i pandehuri i dytë për shkaktim të rrezik të përgjithshëm nga neni 288 paragrafi 1 dhe pjesëmarrje në rahje nga neni 132 paragrafi 1, ndërsa dy të tjerët për vepër penale pjesëmarrje në rrahje nga neni 132 paragrafi 1 nga Kodi penal.

"Dëshmitë e siguruara tregojnë për veprimet e secilit prej të pandehurve individualisht, me ç'rast i pandehuri i parë gjatë një zënke në mënyrë të pakontrolluar ka qëlluar një plumb të vetëm me pistoletë dhe ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor - plagë me armë zjarri në pjesën e poshtme të këmbës së majtë të të dëmtuarit, i cili nga ana e tij i ka shkaktuar të pandehurit një prerje në kokë me një send të mprehtë. Tre të pandehurit e tjerë paraprakisht kishin nisur një debat dhe përleshje verbale me të dëmtuarin. Gjatë gjithë ngjarjes, edhe i pandehuri i dytë ka tundur armën në mënyrë të pakontrolluar dhe ka qëlluar një plumb të vetëm në drejtim të panjohur, duke shkaktuar kështu rrezik të konsiderueshëm për jetën dhe gjymtyrët", sqarohet në komunikatë.

I pandehuri i parë në momentin e kryerjes së veprës ka qenë person i dënuar i cili ka shfrytëzuar beneficione në institucionin ku vuante dënimin dhe për këto arsye, shtohet në komunikatë, që gjatë ngritjes së hetimit, prokurori publik propozoi që të caktohet masa e arrestit. Me ngritjen e aktakuzës është propozuar vazhdimi i masës së paraburgimit. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан