Tsakim i Mucunskit me shefin e diplomacisë së EBA-së, sheikun Abdullah bin Zajed Al Nahjan
- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski, sot në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, është takuar me shefin e diplomacisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, sheikun Abdullah bin Zajed Al Nahjan.

Shkup, 15 prill 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski, sot në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, është takuar me shefin e diplomacisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, sheikun Abdullah bin Zajed Al Nahjan.
"Në takim, i kemi konfirmuar marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe bashkëpunimin konstruktiv midis dy vendeve, si dhe kemi diskutuas për nxitjen e dialogut politik dhe bashkëpunimit ekonomik. Në këtë drejtim, në emër të Qeverisë, kam nënshkruar dy memorandume - për bashkëpunim ekonomik dhe për bashkëpunim midis akademive diplomatike të dy ministrive të Punëve të Jashtme", njoftoi ministri Mucunski në profilin e tij në Fejsbuk.
Në takim, siç shkroi Mucunski, janë shkëmbyer opinione edhe për zhvillimet aktuale gjeopolitike në botë, si dhe është theksuar rëndësia e intensifikimit të kontakteve midis komuniteteve të biznesit dhe odave ekonomike të të dy vendeve, me qëllim të një lidhjeje më të madhe ekonomike dhe realizimit të investimeve të reja. mb/
Foto: FB i Mucunskit