Trupi i pajetë i një vajze gjendet në Tetovë, Prokuroria thotë se vdekja nuk është rezultat i veprës penale
- Trupi i pajetë i një femre të re u gjet mbrëmë në Tetovë, ndërsa Prokuroria sot njoftoi informacionin fillestar se vdekja nuk ishte rezultat i një vepre penale. Trupi u gjet midis ndërtesave që ndodhen përballë Qendrës për Punë Sociale në Tetovë, pranë Tregut të Gjelbër.
Tetovë, 6 nëntor 2025 (MIA) - Trupi i pajetë i një vajze të re u gjet mbrëmë në Tetovë, ndërsa Prokuroria sot njoftoi informacionin fillestar se vdekja nuk ishte rezultat i një vepre penale. Trupi u gjet midis ndërtesave që ndodhen përballë Qendrës për Punë Sociale në Tetovë, pranë Tregut të Gjelbër.
Nga Prokuroria Publike informojnë se një prokuror publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë dje ka kryer ekspertizë në vendin ku është gjetur vajza, si dhe të banesës me qira në të cilën ajo po qëndronte.
"Po ndërmerren të gjitha veprimet për të hetuar shkaqet e vdekjes me kontrolle të hollësishme dhe ekspertizë në vendngjarje, megjithëse njohuritë fillestare dhe gjurmët në vendngjarje nuk tregojnë se vdekja ka qenë pasojë e vepre penale. Megjithatë, është urdhëruar një autopsi, do të merren në pyetje disa persona, ndërsa prokuroria dhe të gjitha organet hetimore po punojnë intensivisht për të hetuar shkaqet", njoftoi Prokuroria.
Sipas informacioneve fillestare jozyrtare të shpërndara në rrjetet sociale, bëhet fjalë për një vajzë 24-vjeçare nga Kosova, e cila ka studiuar në Tetovë.
Foto: MIA