Tripunovski: Pas 6 viteve pauzë po realizohet mbarështimi artificial i troftës së Ohrit
- Sot kam nderin të marr pjesë në mbarështimin artificial të troftës së Ohrit. Ky aktivitet po realizohet pas 6 viteve pauzë, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, gjatë një deklarate për mediat nga Ohri.

Shkup, 23 janar 2025 (MIA)- Sot kam nderin të marr pjesë në mbarështimin artificial të troftës së Ohrit. Ky aktivitet po realizohet pas 6 viteve pauzë, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, gjatë një deklarate për mediat nga Ohri.
“Me këtë qëllim, vitin e kaluar u nënshkruan marrëveshje me Institutin hidrobiologjik të Ohrit dhe Institutin e Blegtorisë dhe Peshkimit të Shkupit për realizimin e mbarështimit artificial dhe popullimin e liqenit me peshq. Aktiviteti i sotëm ka për qëllim kapjen e peshqve amtarë dhe mbledhjen e vezëve të peshkut, ku të dy institucionet, sipas detyrimeve të kontratës, duhet të mbledhin 1.050.000 vezë të peshqve, prej të cilave do të rritet pasardhës për popullimin e liqenit”, shtoi ministri.
Ky aktivitet është shumë i rëndësishëm, siç tha ai, për ruajtjen e Troftës së Ohrit si një nga pasuritë tona kombëtare dhe për ekosistemin e liqenit.