Tripunovski: Brukseli nuk ka paralajmërim për bllokim të fondeve IPARD, ne vazhdojmë luftën kundër korrupsionit
- Brukseli nuk ka dhënë asnjë paralajmërim për bllokim të fondeve IPARD, nga të cilat ne si shtet jemi përfitues. Përkundrazi, lufta jonë kundër korrupsionit që po e zhvillojmë aktualisht dhe kontrollet shtesë që po i realizojmë në vetë Agjencinë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural janë vlerësuar shumë pozitivisht nga Brukseli, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski.
Shkup, 10 nëntor 2025 (MIA) - Brukseli nuk ka dhënë asnjë paralajmërim për bllokim të fondeve IPARD, nga të cilat ne si shtet jemi përfitues. Përkundrazi, lufta jonë kundër korrupsionit që po e zhvillojmë aktualisht dhe kontrollet shtesë që po i realizojmë në vetë Agjencinë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural janë vlerësuar shumë pozitivisht nga Brukseli, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski.
Siç thuhet në njoftimine MBPEU-së, Tripunovski theksoi se menjëherë pas njohurive përkatëse, gjegjësisht pas aksionit që e realizuan Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria, janë ndërmarrë aktivitete shtesë me qëllim që të verifikohet puna e vetë Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
"Do të ndërmerren veprime të caktuara në pjesën e mekanizmave kontrolluese, veçanërisht në aspektin e pagesës së fondeve IPARD", sqaroi ministri Tripunovski.
Ai theksoi se në një periudhë shumë shpejt Agjencia do të ketë drejtor të ri, me qëllim që puna e përditshme të vazhdojë me dinamikë normale.
"Ne si shtet jemi të vendosur ta zbatojmë luftën kundër korrupsionit", theksoi ai. qa