Tre të lënduar në një aksident zinxhiror mbrëmë në qarkoren e Shkupit në afërsi të liqenit të Smilkovës
- Shkup, 23 janar 2025 (MIA) - Tre persona janë lënduar në një aksident zinxhiror që ka ndodhur mbrëmë në qarkoren e Shkupit në afërsi të liqenit të Smilkovës, në të cilin janë përfshirë tre automobila, një kamion dhe një autobus, kumtoi MPB-ja.

Shkup, 23 janar 2025 (MIA) - Tre persona janë lënduar në një aksident zinxhiror që ka ndodhur mbrëmë në qarkoren e Shkupit në afërsi të liqenit të Smilkovës, në të cilin janë përfshirë tre automobila, një kamion dhe një autobus, kumtoi MPB-ja.
"Me datë 22.01.2025 rreth orës 20:20 në SPB Shkup është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku në qarkoren e Shkupit, kryqëzimin e Butelit në afërsi të liqenit të Smilkovës në drejtim të Haraçinës, në të cilin janë përfshirë tre automobila, një automjet për transportim të mallrave dhe një autobus i parkuar. Në aksident janë lënduar tre pjesëmarrës të cilët janë transportuar në klinikat e Shkupit", theksojnë nga MPB.
Më shumë detaje për aksidentin MPB-ja paralajmëroi gjatë ditës. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s