Tre të vdekur dhe qindra të lënduar pasi tajfuni Gaemi e goditi Tajvanin
- Nga Tajfuni Gaemi kanë vdekur tre persona në Tajvan, ndërsa autoritetet vazhduan të kërkojnë nëntë anëtarët e ekuipazhit të një anijeje që u fundos dje në brigjet jugore të ishullit.
Taipei, 25 korrik 2024 (MIA) - Nga Tajfuni Gaemi kanë vdekur tre persona në Tajvan, ndërsa autoritetet vazhduan të kërkojnë nëntë anëtarët e ekuipazhit të një anijeje që u fundos dje në brigjet jugore të ishullit.
Qindra njerëz u lënduan gjatë sulmit të tajfunit. Për shkak të Gaemit, shkollat dhe institucionet do të mbyllen sot. Mbi 8,000 njerëz janë evakuuar, kurse rreth 200 fluturime janë anuluar.
Tajfuni Gaemi pritet të godasë sot provincën kineze Fuxhian.
Ndërsa në kryeqytetin e Filipineve, Manila, dje është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të tajfunit. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s