• петок, 21 февруари 2025

Tre raste të dhunës së bashkëmoshatarëve u raportuan në polici

Tre raste të dhunës së bashkëmoshatarëve u raportuan në polici

Shkup, 12 shkurt 2025 (MIA) - Në polici dje dhe sot janë denoncuar tre raste të dhunës së bashkëmoshatarëve.

Siç informon MPB-ja, në rastin e parë I.T (42) nga Shkupi dje në ora 11:00 ka raportuar në SPB Shkup se vajza e saj e mitur është sulmuar fizikisht nga një e mitur, të cilën e ka njohur. Sulmi, siç raportohet, ka ndodhur më datë 10 të këtij muaji rreth orës 11:00 në oborrin e një shkolle të mesme në zonën e Çairit. Ngjarja është regjistruar dhe videoja u publikua në rrjetet sociale.

Në rastin e dytë, megjithatë, sot në ora 09:10 në SPB Shkup, Z.S (45) nga Shkupi ka raportuar se djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga shoku i klasës. Sulmi ka ndodhur më 7 shkurt të vitit 2025 rreth orës 11:30 në zonën e Qendrës.

Në rastin e tretë, mbrëmë A.Sh (41) nga fshati Lubanc i Shkupit ka raportuar në polici se djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht në një autobus të NQP-së "Shkup" nga dy të mitur. Pastaj njëri prej tyre ka përdorur mjet të mprehtë dhe ka lënduar fëmijën.

Sulmi ka ndodhur dje rreth orës 13:10 në një autobus të NQP Shkup, në zonën e Bit Pazarit.

Policia po merr masa për zbardhjen e rasteve. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан