• недела, 11 јануари 2026

Tre persona janë zhdukur në zjarre pyjore në Australinë juglindore

Tre persona janë zhdukur në zjarre pyjore në Australinë juglindore

Kanbera, 9 janar 2026 (MIA) – Tre persona konsiderohen si të zhdukur pasi zjarre pyjore jashtë kontrolli shpërthyen në shtetin australian Viktoria, duke shkatërruar shtëpi dhe duke djegur sipërfaqe të mëdha të pyllit, njoftuan autoritetet. 

Komisari për menaxhim me gjendje të jashtëzakonshme të Viktorias, Tim Vibush, në konferencë për media deklaroi se zjarrfikësit po luftojnë me 30 zjarre aktive, me çka niveli i rrezikut nga zjarri në shtet për momentin është në nivelin më të lartë “katastrofik”. 

Autoritetet deklaruan se erërat shkatërruese dhe temperaturat deri 46 gradë Celsius të parashikuara për Viktorinë veriore domethënë se të gjitha zjarret do të jenë të “pakontrolluara”. 

“Sot është një nga ditët më të rrezikshme për zjarre të cilat i ka parë ky shtet me vite të tëra”, tha kryeministrja e Viktorias, Xhasinta Alen. 

Zjarri në afërsi të qytetit Longvud shkatërroi më shumë se 35.000 hektarë pyll, përderisa zjarri në afërsi të Volvës dogji rreth 20.000 hektarë. 

Të dy zjarret filluan nga e mërkura, sepse vala intensive e të nxehtit në jug të vendit shkaktoi kushtet më të mira për zjarre që nga viti 2019, kur zjarret pyjore shkatërruan zona të mëdha të Australisë juglindore, me çka humbën jetën 33 persona, në atë që u bë e njohur si “Vera e zezë”. 

Zjarri më i madh në afërsi të Longvudit shkatërroi objekte komunale dhe banesore, duke përfshirë shumë shtëpi, qendra të bashkësisë dhe telefonisë, tha Vibush. 

“Nuk mund t’i konfirmojmë ata numra në këtë fazë, ende është shumë e rrezikshme të hyhet dhe të arrihet në vend”, tha ai. 

Zëvendës-komisari i policisë së Viktorias, Bob Hill, tha se dy të rritur dhe një fëmijë konsiderohen si të zhdukur në Longvud pasi zjarrfikësit dje i këshillonin të strehohen në shtëpitë e tyre. 

Dhjetëra bashkësi në afërsi të zjarreve janë evakuuar, ndërsa shumë parqe dhe kampe shtetërore janë mbyllur. fc/

Foto: Arkivi 

 

Остани поврзан