Tre ilaçe prej atyre që mungojnë priten sot dhe nesër në KURO
- Dy ilaçe prej atyre që mungojnë në Klinikën Universitare për Radioterapi dhe Onkologji (KURO) në Shkup, priten të arrijnë sot. Edhe një ilaç duhet t'i jetë në dispozicion klinikës prej nesër. Informatën për MIA-n pasdite e konfirmoi drejtori i KURO-s, Igor Stojkovski.

Shkup, 29 janar 2025 (MIA) - Dy ilaçe prej atyre që mungojnë në Klinikën Universitare për Radioterapi dhe Onkologji (KURO) në Shkup, priten të arrijnë sot. Edhe një ilaç duhet t'i jetë në dispozicion klinikës prej nesër. Informatën për MIA-n pasdite e konfirmoi drejtori i KURO-s, Igor Stojkovski.
"Tre ilaçet tjera do të arrijnë në klinikë në fillim të shkurtit. Po përfundojnë procedurat administrative për ato ilaçe që mungojnë, me qëllim që të sigurojmë terapi adekuate për pacientët", tha Stojkovski në deklaratë për MIA-n.
Drejtori tha se nga java e ardhshme do të disponojnë me mjetet e reja buxhetore, me çka do të sigurohet terapi për pacientët në klinikë deri nga fundi i këtij viti. Nëse ka nevojë për financa shtesë, ai shtoi se Fondi për sigurim shëndetësor do t'u ndihmojë.
MIA paraprakisht njoftoi se pacientë kanë deklaruar se në këtë moment nuk ka terapi biologjike në këtë klinikë. Nuk ka pasur ilaçe "atezolizumab (tecentriq)", "bevacizumab (avastin)", „palbociclib", "ribociclib", "fulvestrant" dhe "cetuximab". Ata atëherë thanë se druajnë se për kohë të shpejtë nuk do të ketë edhe "trastuzumab emtansine (kadcyla)", "nivolumab", "cobimetinib" dhe "vemurafenib". bsh/
Foto: MIA arkiv