Tre fëmijë të tjerë nga SHF "Dimo Haxhi Dimov" janë pranuar në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve
- Edhe tre fëmijë nga SHF "Dimo Haxhi Dimov" janë pranuar mbrëmë në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve. Gjithsej pesë kemi në trajtim në spital, informoi sot drejtori i Klinikës, Rexhep Memedi.
Shkup, 27 nëntor 2025 (MIA) - Edhe tre fëmijë nga SHF "Dimo Haxhi Dimov" janë pranuar mbrëmë në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve. Gjithsej pesë kemi në trajtim në spital, informoi sot drejtori i Klinikës, Rexhep Memedi.
Ai theksoi se të gjithë kanë një pamje të njejtë klinike dhe siptoma që dyshohet të jenë nga një toksoinfeksion ushqimor - me dhimbje barku, të vjella, te disa prej tyre edhe diarre dhe temperaturë të rritur.
"Të gjithë fëmijë kanë marrë trajtim mjekësor të duhur dhe kujdesin e nevojshëm. Ata janë në gjendje shëndetësore dukshëm të përmirësuar. Të gjithë janë stabil", theksoi drejtori Memedi.
Ai sqaroi se ka edhe disa fëmijë me simptoma më të lehta, të cilët dje janë kontrolluar në Klinikë, kanë marrë vetëm trajtim në ambulantë, janë liruar në shtëpi dhe sot kanë qenë në kontrollë.
Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (IShSSh) dje mbylli kuzhinën e shkollës fillore "Dimo Haxhi Dimov" në lagjen Vllae të Shkupit, pasi një numër i madh nxënësish u ankuan për dhimbje barku. Dje, autoritetet shëndetësore morën njoftime për përkeqësim të gjendjes shëndetësore me shqetësime të barkut te nëntë fëmijë, edhe pse nga mësimi munguan rreth 80 fëmijë. qa.
Foto: Arkivi i MIA-s