• петок, 05 декември 2025

Tre deputetëve u ndërpritet mandati i deputetit pasi janë zgjedhur kryetarë të komunave

Tre deputetëve u ndërpritet mandati i deputetit pasi janë zgjedhur kryetarë të komunave

Shkup, 3 nëntor 2025 (MIA) – Tre deputetëve të cilët janë zgjedhur kryetarë të komunave iu ndërpre mandati i deputetit. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve tani duhet ta informojë Kuvendin për deputetët e rinj të cilët duhet të vijnë në vendin e tyre. 

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot në fillim të mbledhjes së Kuvendit tha se sipas nenit 8 dhe nenit 152 të Kodit Zgjedhor me ditën e verifikimit të mandatit si kryetar komune, u ndërpritet mandati i deputetit. 

Deputetja Beti Stamenkovska – Trajkovska është zgjedhur kryetare e Kisella Vodës, deputeti Jane Micevski kryetar i Sopishtës, ndërsa Dejan Prodanoski kryetar i Prilepit. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан