Transportuesit në protestë, zëvendëskryeministri Nikollovski me porosi - bllokada është me kohë, vendet anëtare të zonës Shengen të gjejnë zgjidhje
- Ky paralajmërim vjen me kohë dhe vlerësoj se shkurti dhe marsi duhet maksimalisht të shfrytëzohen dhe vendet anëtare të zonës Shengen të gjejnë zgjidhje, deklaroi sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski, i cili në vendkalimin Bllacë u dha përkrahje të plotë transportuesve, të cilët së bashku me kolegët e tyre nga Ballkani Perëndimor filluan bllokada shtatëditore, duke kërkuar zgjidhje për evidencën elektronike për qëndrim në shengen-zonë në pajtim me rregullin 90/180 ditë nga prilli i këtij viti.
Shkup, 26 janar 2026 (MIA) - Ky paralajmërim vjen me kohë dhe vlerësoj se shkurti dhe marsi duhet maksimalisht të shfrytëzohen dhe vendet anëtare të zonës Shengen të gjejnë zgjidhje, deklaroi sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski, i cili në vendkalimin Bllacë u dha përkrahje të plotë transportuesve, të cilët së bashku me kolegët e tyre nga Ballkani Perëndimor filluan bllokada shtatëditore, duke kërkuar zgjidhje për evidencën elektronike për qëndrim në shengen-zonë në pajtim me rregullin 90/180 ditë nga prilli i këtij viti.
"Në parim, ekzistojnë tre gjidhje të mundshme. Zgjidhja e parë është të anulohet zbatimi i sistemit të ri elektronik për evidencë të transportuesve. Zgjidhja e dytë është të rritet numri i ditëve që transportuesit mund t'i kalojnë në zonën Shengen - të paktën 250 ditë, në mënyrë adekuate të shpërndara në cikle, në vend të 90 ditëve të tanishme në 180. Zgjidhja e tretë është që shoferët dhe transporutesit profesionistë të mos trajtohet si turistë, por si profesionistë. Kjo mund të të rregullohet përmes rregullave të posaçme pse përmes vizave të punës, siç në këtë moment këtë e bën Zvicra, me çka do t'u mundësihet tranzit i lirë në vendet e zonës Shengen", deklaroi Nikollovski.
Në në të kundërtën, thotë Nikollovski, do të ketë pasoja - jo vetëm për ekonominë tonë dhe rajonale, por edhe për atë evropiane.
"Të mos harrojmë se pjesa më e madhe nga investimet në Maqedoni, si dhe në tërë rajonin, vjen pikërisht nga vendet e zonës Shengen dhe Bashkimit Evropian. Këtu më së shpeshti prodhohen gjysëmprodukte, të cilat pastaj eksportohen në vende, nga të cilat vijnë investitorët, ku ripërpunohen dhe bëhen produkte finale. Të mos harrojmë në produktet bujqësore, të mos harrojmë tranzitin, të mos harrojmë atë që e prodhon Greqia dhe që eksportohet drejt veriut. Të mos e harrojmë as korridorin kryesor tregtar të Evropës qendrore dhe juglindore - Korridorin 10, i cili paraqet arterie ekonomike e tërë rajonit. Për këtë shkak apeloj dhe lus edhe një herë që me kujdes të mendohet dhe të shqyrtohet kjo çështje", tha Nikollovski.
Theksoi se ata janë përpjekur t'ua paraqesin këto çështje përfaqësuesve të Komisionit Evropian për vite me radhë, por se nuk kanë hasur në mirëkuptim.
Ai shtoi se tashmë ka folur me ministrin grek të Transportit dhe do të bëjë përpjekje për të folur me Bullgarinë, megjithëse aktualisht atje ka një qeveri teknike, ndërsa të mërkurën do të niset për në Zagreb për të folur me homologun e tij kroat.
"Po flasim për vende që janë anëtare të zonës Shengen, fqinjë të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë, e të cilët mund të ushtrojnë presion shtesë për të gjetur një zgjidhje" tha Nikolloski.

Nga Asociacioni i shoqatave të punëdhënësve të shoqatave transportuese tregtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Makam Trans" shpresojnë se do të hasin në mirëkuptim nga ana e shteteve evropiane.
"Bëhet fjalë për veprimtari profesionale - transportuese. Personi punon në shtetin e vet, automjeti është i regjistruar në shtetin e vet dhe, thjeshtë, mund të thuhet se Evropa në këtë mënyrë dëshitron të na pengojë të punojmë!", thotë Biljana Muratovska nga "Makam-trans", duke përkujtuar se me çdo shtet kemi nënshkruar marrëveshje bilaterale në sferën e transportit, të cilat lejojnë qasje dhe lëvizje në territorin e tyre. bsh/
Фото: МИА