• сабота, 22 февруари 2025

Transplantim i mëlçisë nga dhuruesi i gjallë në Kirurgjinë digjestive, SPQ "8 Shtatori" do të bëhet qendër rajonale

Transplantim i mëlçisë nga dhuruesi i gjallë në Kirurgjinë digjestive, SPQ

Shkup, 6 shkurt 2025 (MIA) - Transplantim i mëlçisë nga dhuruesi i gjallë në Kirurgjinë digjestive, rikonstruimi i gjirit në Torakale dhe plastikë, më pas skrining i gjakut për ethet e Nilit perëndimor, por dhe kirurgji bariatrike për obezitet ekstrem, ndërkaq SPQ "8 Shtatori" të bëhet qendër rajonale, u paralajmëruan në prezantimin e sotëm të planit vjetor për vitin 2025 për financim të mbrojtjes specialistike-konsultuese shëndetësore në institucionet private dhe publike shëndetësore në hapësirat e Fondit për sigurim shëndetësor (FSSH) në Shkup.

Drejtori i FSSH-së, Sasho Klekovski informoi se në vitin 2025 kemi buxhet fillestar prej 53,4 midliardë denarë - rritje prej shtatë miliardëve në rpaort me buxhetin fillestar në vitin 2024.

Kur bëhet fjalë për mbrojtje specialistike konsultuese shëdnetësore në institucionet private, për veprimtari mjekësore prej 281 milionë denarë për 161 ekipe specilistike në vitin 2024, ka rritje për numrin e njejtë të ekipeve në 326 milionë denarë. Në veprimtaritë stomatologjike ka ulje të vogël, siç ishte sqaruar, për shkak të numrit të ulur të ekipeve prej 277 në 272 ekipe.

Ai tha se hapi i ardhshëm do të jetë të punohet në kontrolle të udhëzimeve, sepse, siç theksoi, "çdo rritje e buxheteve duhet të shoqërohet me kontroll të shtuar të udhëzimeve edhe për veprimtarinë mjekësore stomatologjike edhe në laboratore, për të parandaluar shpenzimin joracional".

Ai tha edhe se buxhetet e përgjithshme për institucionet publike shëdnetësore janë rritur dukshëm. Nga 26 miliardë denarë në vitin 2024 në 32 miliardë denarë në vitin 2025.

"Rritje ka pasur edhe më parë, por kjo rritje është bërë që të sigurojmë se në fushat kritike nuk do të ketë defektura dhe të sigurojmë se institucionet publike shëndetësore nuk do të krijojnë borxh me tempon me të cilën e krijuan borxhin në vitet e kaluara. Rritjet në prëgjithësi i referohen rritjes së rrogave 10.4 për qind në nëntor 2024 dhe rriotja e pritur prej pesë për qind në muajin mars të vitit 2025, më shumë medikamente, medikamente tër eja, metoda të reja", shtoi Klekovski.

Drejtori i FSSH-së tha se janë krenarë që tashmë edhe Spitali klinik - Manastir, Spitali klinik - Shtip dhe Spitali i përgjithshëm me vepritmari të zgjeruar - Prilep janë gjetur në buxhetet më të financuara. Ky është hapi i aprë në strategjinë për rajonalizim me rritjen e buxheteve jashtë Shkupit, sipas tij, megjithatë edhe me pritjet e rritura nga ato spitale.

Директорот на ФЗО рече дека се горди што веќе и Клиничка болница - Битола, Клиничка болница - Штип и Општа болница со проширена дејност - Прилеп се нашле на листата на најфинансирани буџети. Ова е прв исчекор во стратегијата за регионализација со зголемување на буџетите надвор од Скопје, според него, меѓутоа и со зголемени очекувања од тие болници.

Funksionimi i SPQ "8 Shtatori" si qendër rajonale, theksoi se po bëhet pjesë e strategjisë shëndetësore të Qeverisë dhe partisë.

"Për momentin, ideja për qendër tër e klinike është pauzuar pak në mënyrë që të shohim se cilat janë nevojat", shtoi Klekovski.

Buxhetet e kushtëzuara janë rritur prej 3 miliardë në 5,8, siç ishte cekur, kjo duhet të shërbejë që të mbyllen druajtjet e pacientëve se nuk do të ketë medikamente të shtrenjta, dhe do të ketë kontroll të shtuar, sepse në të kundërtën asnjë buxhet nuk do të mjaftojë. Buxhete më të mëdha të kushtëzuara kanë KU për radioterapi dhe onkologji - Shkup, KU për sëmundje të fëmijëve - Shkup, Hematologjia, Neurologjia, Reumatologjia, Kardiologjia, Kirurgjia digjestive, Gastroenterohepatologjia, Kardiokirurgjia shtetërore dhe Instituti për mjekësi të transfuziologjisë të RMV-së - Shkup.

"Do të ketë edhe medikamente të reja. Për herë të parë po punohet në Transfuziologji që të prëfshijmë skrining të gjakut për ethet e nilit perëndimor, sepse tashmë kemi disa raste të vdekjes, verën e kaluar, dhe dëshirojmë të parandalojmë që virusi të bartet përmes gjakut, kjo është jashtë pakos standarde të testimit të gjakut", tha Klekovski.

Ai paralajmëroi edhe metoda të reja në kirurgji.

"Në Kirurgjinë digjestive në Shkup po rrjedhin përgatitjet për transplantin e parë të mëlçisë nga dhuruesi i gjallë, planifikojmë 10 transplantime, kjo është në buxhet të kushtëzuar sepse do të paguajmë aq transplantime sa do të bëhen. Deri më tani për këtë të siguruati i udhëzonim për mjekim jashtë vendit. Do të lejojmë edhe bërjen e kkirurgjisë bariatrike për obezitet ekstrem sepse ajo më pas çon drejt problemeve të tjera shëndetësore", theksoi Klekovski.

Paralajmëroi se Urologjia sërish do të ketë transplantim të veshkave, pasi që qendra ishte mbyllur.

"Dëshirojmë të nxisim sa më shumë transplantime në mënyrë që ta ulim numrin e pacientëve në dializë", theksoi drejtori i FSSH-së.

Ai tha se do të lejojë edhe vendosjen e protezave në Urologji. Për herë të parë në Radiologji do të bëhet stentimi i enëve periferike të gjakut. Në Torakale dhe plastikë do të bëhet rikosntruimi i gjirit, që është edhe një risi tjetër.

"Rritja në Pediatri është për shkak të përfshirjes së pritur të madhe të të sëmurëve me fibrozë cistike. Jemi në negoxiata që ta ulim kufirin e fëmijëve të cilët trajtohen me 'trikafta'. Sipas protokolleve, tani janë gjashtë vjeç, ne i trajtojmë nga 12. Jemi në negociatat me prodhuesin, me sigurimin e një zbritjeje të konsiderueshme, t'i sigurojmë të gjithë pacientët sipas moshës ku tashmë ka indikacion mjekësor, të jepet 'trikafta'", theksoi drejtori i FSSH-së. ab/

Foto dhe video: МIА

Остани поврзан