Trampi: Ukraina po e ngadalëson marrëveshjen e mundshme të paqes
- Presidenti i ShBA-së Donald Trampi në intervistën e djeshme për agjencinë e lajmeve Rojters deklaroi se Ukraina, e jo Rusia, po e ngadalëson mundësinë për një marrëveshjeje paqeje.
Uashington, 15 janar 2026 (MIA) - Presidenti i ShBA-së Donald Trampi në intervistën e djeshme për agjencinë e lajmeve Rojters deklaroi se Ukraina, e jo Rusia, po e ngadalëson mundësinë për një marrëveshjeje paqeje.
Sipas tij, presidenti rus Vladimir Putini është gati t'i japë fund pushtimit gati katërvjeçar të Ukrainës, ndërsa presidenti ukrainas Volodimir Zelenski është më i rezervuar.
"Mendoj se (Putini) është gati të bëjë një marrëveshje. Mendoj se Ukraina është më pak e gatshme të bëjë një marrëveshje", tha Trampi.
Ai, në pyetjen pse ende nuk është zgjidhur konflikti më i madh tokësor në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, u përgjigj: "ZelenskI", u përgjigj Trampi.
Foto: EPA