Trampi u kërcënua me tarifa prej 50 për qind për aeroplanët kanadez
- Presidenti amerikan Donald Tramp e kërcënoi Kanadanë fqinje me tarifa ndëshkuese prej 50 për qind të aeroplanëve që shiten në SHBA.
Uashington, 30 janar 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp e kërcënoi Kanadanë fqinje me tarifa ndëshkuese prej 50 për qind të aeroplanëve që shiten në SHBA.
Trampi gjithashtu në platformën e tij "Truth Soushëll" (Truth Social) tha se licenca amerikane për prodhuesin kanadez të aeroplanëve afarist "Bombardier" (Bombardier) do të tërhiqet.
Si arsye për tërheqjen e licencës së "Bombardier" dhe kërcënimin me tarifat, ai i theksoi aktivitetet e autoriteteve kanadeze kundër "Galdstrim" (Gulfstream), prodhues amerikan i aeroplanëve afarist. Trampi u ankua se Kanadaja nuk ka dhënë leje për disa modele të konkurrentit të "Bombardier", me çka praktikisht e ndaloi shitjen e tyre në vendin fqinj.
"Nëse, për ndonjë arsye, kjo situatë nuk korrigjohet menjëherë, do t'i paguaj Kanadasë tarifa prej 50 për qind për të gjithë aeroplanët e shitur në SHBA", shënoi ai në postim.
Javën e kaluar Trampi u kërcënua me tarifa prej 100 për qind në të gjitha mallrat kanadez të importuara në SHBA nëse Otava nënshkruan marrëveshje me Pekinin. Kryeministri kanadez Mark Karni udhëton në Pekin këtë muaj dhe më pas njoftoi bashkëpunim me Kinën. Kanadaja tërheq një pjesë të tarifave të saj për automobilat elektrik kinez, ndërsa si kthim Kina dëshiron t'i mënjanojë barrierat tregtare për prodhuesit bujqësor kanadez. sa/
Foto: MIA arkivi