Trampi me publikimin e projektit për inteligjencën artificiale prej 500 miliardë dollarë nga Softbank, Oracle, OpenAI
- – Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp paralajmëroi investim të madh për ndërtimin e infrastrukturës për inteligjencën artificiale e kryesuar nga gjiganti japonez Softbank, gjiganti Oracle dhe ChatGPT / OpenAI.

Uashington, 22 janar 2025 (MIA) – Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp paralajmëroi investim të madh për ndërtimin e infrastrukturës për inteligjencën artificiale e kryesuar nga gjiganti japonez Softbank, gjiganti Oracle dhe ChatGPT / OpenAI.
Ajo sipërmarrje, e quajtur “Stargejt”, “do të investojë të paktën 500 miliardë dollarë në infrastrukturën e inteligjencës artificiale në SHBA”, tha Trampi në deklaratën në Shtëpinë e Bardhë.
“Kjo sipërmarrje monumentale është deklaratë e zëshme për besim në potencialin e SHBA-së”.
Drejtori kryesor ekzekutiv i OpenAI, Sem Altman, shefi i SoftBank, Masajoshi Son dhe themeluesi i Oracle, Leri Elison, morën pjesë në publikim.
Projekti i tyre do të investojë 100 miliardë dollarë në fillim dhe deri 500 miliardë dollarë gjatë katër viteve të ardhshme, sipas Son.
Kjo sipërmarrje vjen derisa lojtarët e mëdhenj teknologjikë po bëjnë përpjekje t’i përmbushin nevojat kompjuterike të inteligjencës artificiale, si dhe të gjejnë energji elektrike të nevojshme për zgjerimin e teknologjisë së re. fc/