• недела, 11 јануари 2026

Trampi me dekret e tërheq SHBA-në nga 66 organizata ndërkombëtare

Trampi me dekret e tërheq SHBA-në nga 66 organizata ndërkombëtare

Uashington, 8 janar 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp dje urdhëroi që SHBA të tërhiqet nga 66 organizata ndërkombëtare, duke thënë se ato nuk u shërbejnë më interesave kombëtare të SHBA-së, raporton DPA.

Dekreti presidencial i Trampit u udhëzon departamenteve dhe agjencive federale që "sa më shpejt të jetë e mundur" të ndërpresin pjesëmarrjen dhe financimin për 31 entitete të Kombeve të Bashkuara dhe 35 organizata që nuk janë pjesë e KB-së.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se organizatat punojnë në kundërshtim me interesat kombëtare, sigurinë, prosperitetin ekonomik ose sovranitetin e SHBA-së, raporton agjencia gjermane.

Shumë nga organizatat përkatëse janë aktive në fusha të tilla si politikat mjedisore dhe klimatike ose barazia gjinore.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marko Rubio, deklaroi në X se Uashingtoni po tërhiqet nga ato që ai i përshkroi si "organizata ndërkombëtare antiamerikane, të padobishme ose shpërdoruese". Ai shtoi se një shqyrtim i organizatave të tjera ndërkombëtare po vazhdon. sa/

foto: DPA

Остани поврзан