Trampi kërcënon se do të zbatojë Ligjin për kryengritje për shkak të protestave në Minesota
- Presidenti amerikan, Donald Tramp, ka kërcënuar se do të zbatojë Ligjin për kryengritje nëse zyrtarët e Minesotës nuk i ndalojnë protestuesit të cilët, sipas tij, po sulmojnë anëtarët e shërbimeve të imigracionit.
Uashington, 15 janar 2026 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp, ka kërcënuar se do të zbatojë Ligjin për kryengritje nëse zyrtarët e Minesotës nuk i ndalojnë protestuesit të cilët, sipas tij, po sulmojnë anëtarët e shërbimeve të imigracionit.
Në një publikim në rrjetin social Truth Social, Trampi deklaroi se do të aktivizojë Ligjin për kryengritje nëse "politikanët e korruptuar nga Minesota" nuk e respektojnë ligjin dhe nuk i ndalojnë, siç tha, "agjitatorët profesionistë dhe kryengritësit të sulmojnë zyrtarë të Shërbimit të Imigracionit dhe Doganës (ICE).
Ai tha se zyrtarët e ICE-së janë "patriotë që thjesht përpiqen të bëjnë punën e tyre" dhe shtoi se shumë presidentë para tij e kanë përdorur atë ligj.
Trampi deklaroi se zbatimi i këtij ligji do t’i jepte fund shpejt, siç tha, “kaosit që po ndodh në këtë shtet”.
Një sërë protestash janë zhvilluar në të gjithë SHBA-në për shkak të vrasjes së shtetases amerikane dhe banores së Mineapolisit, Rene Gud, e cila u qëllua për vdekje nga një agjent i ICE-së në një zonë banimi të qytetit më 7 janar gjatë një operacioni të agjencisë.
Përveç Minesotës, protesta u mbajtën edhe në Uashington, ku demonstruesit u mblodhën para Shtëpisë së Bardhë, duke mbajtur pankarta dhe duke bërë thirrje për ndryshime dhe mbikëqyrje më të madhe ndaj Shërbimit të Imigracionit dhe Doganës. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s